Shqipëri, virusi “Delta” i pranishëm në 10 qytete
26.07.2021 19:49
Në Shqipëri janë konfirmuar rastet e para me variantin “Delta”....

Në Shqipëri janë konfirmuar rastet e para me variantin “Delta” të Covid-19. Pavarësisht se Komiteti Teknik i Ekspertëve foli për përhapje në 10 qytete, nuk paralajmëroi shtrëngim të masave kufizuese.
Shqetësuese është që 6 prej rasteve me “Delta” kanë qenë të vaksinuar me Atrazeneca, Pfizer dhe Coronavac, sipas shefes së departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino.
Në Spitalin Infektiv ndodhen 9 pacientë të shtruar, të gjithë të pavaksinuar, me përjashtim të një rasti që ka marrë vetëm një dozë. Sipas mjekëve, gjendja e përgjithshme e tyre paraqitet e kënaqshme. (Luljeta Ndoka, TVM2)
