Botë

35 viktima nga shpërthimet në Irak

05.12.2014 14:32

Si rezultat i sulmeve me bomba në Bagdad dhe në qytetin verior irakian, Kirkuk, janë vrarë së paku 35 persona...

Dy bomba të ndara, fillimisht sipas zyrtarëve irakianë, kanë shpërthyer në një lagje shiite në qytetin Sadr, duke lënë të vdekur 18 persona. 
 
Një bombë tjetër ka shpërthyer në afërsi të së ashtuquajturës “Zona e gjelbër”, ku janë të vendosura shumë objekte qeveritare dhe ka lënë të vdekur dy persona të tjerë. Një bombë që ka eksploduar në Kirkuk, ka lënë të vdekur 15 persona, ndërsa 20 të tjerë janë lënduar.
 
Shpërthimi në Kirkik besohet se ka qenë nga një sulmues vetëvrasës. 
 
Sulmet e tilla në Irak kanë qenë të shpeshta, ndërsa për shumicën nga to përgjegjësinë e kanë marrë ekstremistët e “Shtetit Islamik”.