Në Shkup janë shqiptuar 184 sanksione, 39 për ngasje të shpejtë
Gjatë kontrollit të intensifikuar aksional të djeshëm në komunikacion, janë shqiptuan gjithsej 184 masa në territorin e Qytetit të Shkupit...

Gjatë kontrollit të intensifikuar aksional të djeshëm në komunikacion, janë shqiptuan gjithsej 184 masa në territorin e Qytetit të Shkupit, informon Ministria e Punëve të Brendshme.
Siç thuhet në njoftimin e MPB-së, për ngasje më shumë se shpejtësia e lejuar, janë shqiptuar 39 sanksione, 23 shkelje që i kanë shkaktuar këmbësorët, 14 për ngasje pa patentë shoferi, 12 për shkelje të motoçiklistëve.
Shtojnë se tetë sanksione janë shqiptuar për përdorimin e telefonit celular, gjashtë për automjete me defekt teknik dhe të paregjistruara, tetë për ngarje nën ndikimin e alkoolit, gjashtë për parakalim të paligjshëm dhe devijim dhe 45 për parkim të paligjshëm.
Nga MPB-ja në kumtesën e sotme paralajmërojnë se kontrollet e përforcuara të veprimit vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë tek qytetarët që t’I respektojnë rregullat e komunikacionit që të rritet siguria në komunikacion.
