Zgjedhjet lokale, Zaev: 17 tetori mbetet i pandryshueshëm
Data e zgjedhjeve lokale...

Data e zgjedhjeve lokale mbetet e pandryshuar, pritet të mbahen më 17 tetor. Kështu tha kryeministri, Zoran Zaev, sipas të cilit grupet e punës kanë konstatuar se fushata për regjistrimin e popullsisë kryqëzohet me fushatën e zgjedhjeve lokale vetëm 3 ditë dhe kjo nuk bën një ndryshim të madh.
“Data, sipas propozimit të grupeve të punës në të cilat marrin pjesë të gjitha partitë politike, është i 17-ti, d.m.th. nuk ka asnjë ndryshim në datën e caktuar në Kodin Zgjedhor dhe deri më tani. Kishte dilema për shkak të tri ditëve të përputhjes së regjistrimit me fushatën, por në fund u vendos që tri ditët nuk ndryshojnë asgjë, regjistrimi është një aktivitet që përfundon gjatë ditës, ndërsa fushatat zhvillohen në mbrëmje.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
Deklaratat e Radevit, Zaev: Vendi vazhdon të evropianizohet
Zaev refuzoi të komentoj deklaratat e presidentit bullgar Rumen Radev, i cili në prag të vazhdimit të bisedimeve për zgjidhjen e kontestit me Shkupin tha se në Maqedoninë e Veriut shkelen të drejtat e komuniteteve pakicë.
BE tha Zaev, vetë le të lajmërohet kur të vendos për të vazhduar procesin integrues.
“Kjo është punë e Bashkimit Evropian, kur të vendosin për ta vazhduar procesin, le të lajmërohen. Në ndërkohë ne vazhdojmë me evropianizimin këtu. Kemi procese serioze në agjendën Evropa në Shtëpi, që do të thotë edhe unifikimin e tarifës së doganave, ja sot në Qeveri është faza e parë ndërsa vazhdojnë konsultimet, ku do t’i barazojmë të gjitha doganat në nivelin e Bashkimit Evropian. Kjo është pjesë e kapitujve, ne tashmë po e bëjmë.”,- u shpreh kryeministri, Zoran Zaev. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
