Maqedoni

E diela - ditë jopune, MPPS: Në procedurë kuvendore, në vjeshtë

27.07.2021 14:32

Ligji i ri për marrëdhënie pune...

Ligji i ri për marrëdhënie pune, i cili e rregullon tërësisht këtë sferë, parashihet të hyjë në procedurë kuvendore në fund të muajit tetor apo në fillim të nëntorit dhe do të miratohet deri në fund të vitit.

Draft versioni i zgjidhjes ligjore është punuar nga MTSP, ndërsa i njëjti pas pushimeve verore do të plotësohet apo ndryshohet, sepse i njëjti i adreson nevojat e punëtorëve dhe të punëdhënësve.

Sa i përket zgjerimit të listës së veprimtarive që do të punojnë të dielën që parashihet të shpallet si ditë pushimi për punëtorët, ministrja Shapaska dha përgjigjen:

“Do të punojnë vetëm ato veprimtari të cilat janë të  patjetërsueshme për funksionimin e papenguar të shtetit. Do të thotë minimumi i punëtorëve të cilët janë të nevojshëm që të kemi rrymë, të punojnë telefonat, të kemi ujë e mbrojtje shëndetësore. Kjo zgjidhje ligjore duhet të vendos bilanc mes jetës profesionale dhe private të punëtorëve, sepse vetëm punëtorët e motivuar të drejtat e të cilëve respektohen do të krijojnë produktivitet më të madh dhe prosperitet në ekonomi.”,- deklaroi ministrja e punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpaska.

Sa i përket propozimit për vazhdim të pushimit të lindjes dhe pse i njëjti ende nuk gjendet në procedurë kuvendore, Shahpaska potencon se  debati do të vazhdojë pas përfundimit të pushimeve verore me të gjithë ata që i tangon ky ligj.

MPPS e ka përgatitur versionin e parë të të ligjit, i cili do të  ndryshohet dhe plotësohet. Sipas saj, ky ligj pas zgjedhjeve lokale do të  hyjë në procedurë kuvendore. (Flutura Latifi, TVM2)