Maqedoni

Rebalanci i buxhetit, mospajtueshmëri mes pushtetit dhe opozitës

27.07.2021 14:55

Menaxhimi me pandeminë ishte temë debati në Kuvend...

Menaxhimi me pandeminë ishte temë debati në Kuvend gjatë debatit për rebalancin e buxhetit. Nga pushteti thonë se me rebalancin do të vazhdohet tu ndihmohet të goditurve nga kriza me pandeminë.

Opozita me qëndrim se me rebalancin do të rritet varfëria, derisa thanë se qeveria ka fajin kryesor për numrin e lartë të viktimave nga Covid-19.

“A qeveria është fajtore që edhe në vendin tonë ka korona. Nëse mirë kujtoheni, operonit me numra se mbi 50 mijë kanë humbur punën. Është e saktë, edhe një person të kishte humbur punën, ajo është e papranueshme, por të gjitha gjashtë pakot që miratuam ishin për ruajtjen e vendeve të punës dhe paramendoni nëse ato nuk miratoheshin çfarë do të ishte bërë.”,- deklaroi Dime Vellkovski nga LSDM.

“Qeveria nuk është fajtore që ka korona, por është fajtore për provizionet të cilat mundohej t’i paguan me prokurimin e vaksinave dhe për atë të fundit filluam me imunizim. Qeveria mban përgjegjësinë për të gjithë të vdekurit pas vitit të ri, të cilët janë më shumë se 2 mijë e 500. Nëse ministri juaj Filipçe dhe kryeministri Zaev nuk merreshin me prokurimin e vaksinave kineze përmes një kompanie me tre të punësuar, ne shumë me parë do të fillonim me imunizimin dhe nuk do ta kishin atë gjendje.”,- u shpreh Petar Risteski nga VMRO-DPMNE.

Akuza dhe kundër-akuza edhe sa i përket borxhit publik. Përderisa opozita akuzon se kjo qeverisje ka rritur borxhin publik në mënyrë alarmante, pushteti arsyetohet se borxhin e kanë trashëgim nga qeveria e kaluar.

“Nëse para vitit 2018, 10% nga buxheti janë harxhuar për shpenzime kapitale, tani ajo përqindje është prej 6 deri në 8%. Nuk ka investime, nuk ka zhvillim. Borxhin publik aspak nuk po e përmendni. Prej se e keni marrë qeverisjen prej 40 e diçka për qind, për të cilat si opozitë atëherë nuk mund tua përshkruaj se çfarë bënit, tani borxhi publik është mbi 63%, kurse Banka Botërore parashikon që të rritet deri 67% dhe për ju gjithçka është në rregull.”,- theksoi Bllagica Llasovska nga VMRO-DPMNE.

“Sa i përket borxhit publik, vetëm tua rikujtoj se ai është rritur në pothuajse të gjitha vendet, e jo vetëm te ne, për shkak të efekteve të pandemisë. Mirëpo edhe për shkak të asaj se edhe pse 4 vite jemi në pushtet qendror, ende paguajmë për borxhet e juaja, për shkak se ju keni bërë tërmet identitar me përmendoret tuaja. E futet vendin në borxh, përderisa tentonit të na bindnit se kemi ekonomi më stabile në Evropë, ndërkohë që kishim qytetarët më të varfër në Evropë.”,- theksoi Lidija Tasevska nga LSDM.

Rebalanci i buxhetit ishte në ditën e katërt të debatit. Me këtë rishikim të buxhetit të hyrat parashihen të jenë në nivelin prej 222.6 miliardë denarë  dhe janë 4.7 për qind më të larta. 

Ndërsa shpenzimet deri 268.8 miliardë denarë ose 8.6 për qind më shumë se buxheti fillestar. Deficiti buxhetor kap vlerën  prej 46.2 miliardë denarësh. (Ersan Pajaziti, TVM2)