Klinika e Ortopedisë: 150 pacientë trajtohen brenda vitit
Pacientët me sëmundje malinje....

Pacientët me sëmundje malinje të eshtrave gjithnjë e më pak dërgohen për trajtim jashtë vendit.
Rreth 150 pacientë në vit trajtohen në Klinikën e Ortopedisë në Shkup, bëjnë të ditur nga klinika.
Njëherit theksojnë se janë realizuar me sukses edhe transplantime nga donatorë të vdekur. Zbulimi i hershëm i sëmundjes ka rol të rëndësishëm, thonë mjekët.
“Sarkomat janë sëmundje relativisht të rralla dhe shumë vdekjeprurëse, që nëse nuk trajtohen brenda 2 deri në 3 vjet, do të marrin 100 për qind të pacientëve në botën tjetër. Serioziteti i diagnostikimit dhe trajtimit të tyre është aq i madh, saqë në botë janë formuar grupe të veçanta të quajtura sarkoma konsiliume të një natyre multidisiplinare. Me punën e këtyre këshillave, gabimi në vendimmarrje, në diagnozë dhe lëshimet në trajtimin e pacientëve zvogëlohen. Efektiviteti i trajtimit po rritet çdo ditë e më shumë.’’,- tha dr. Milan Samargjinski nga Reparti i onkologjisë ortopedike.
Që nga fillimi i vitit, 16 pacientë janë operuar. Shumica e sarkomave të kockave diagnostifikohen tek pacientët midis moshës 10 dhe 20 vjeç, pra tek fëmijët dhe adoleshentët.
Përqindja e sarkomave në një moshë të mëvonshme është dukshëm më e ulët. Sarkomat e indeve të buta janë më të zakonshmet tek popullata nën moshën 40 vjeç dhe nga 40 vjeç dhe 60 vjeç.
Mjekët thonë se nuk ka parandalim për sëmundjet malinje, por zbulimi i hershëm dhe diagnostikimi i hershëm ka rol të rëndësishëm. (Gyltene Sinani, TVM2)
