Botë
Obama, sot publikon emrin e sekretarit të Mbrojtjes
05.12.2014 14:36
Presidenti amerikan, Barak Obama, pritet që gjatë ditës së sotme të bëjë publike emrin e sekretarit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara...

Zyrtarë nga administrata, kanë njoftuar në fillim të kësaj jave se fizikanti dhe ish-zëvendësshefi i Mbrojtjes, Ashton Carter, do të emërohet nga Obama për sekretar të Mbrojtjes.
Carter, do ta zëvendësojë Chuck Hagel, i cili pas më pak se dy vitesh punë, ka dhënë dorëheqje nga posti, më 24 nëntor.
Në qoftë se konfirmohet nga senati, Carter do të jetë sekretari i katërt i Mbrojtjes në gjashtë vitet e fundit, që kur Obama është zgjedhur president.
Sekretari i Mbrojtjes pritet të përballet me sfida, duke filluar nga rritja e numrit të militantëve të “Shtetit Islamik”, agresionin e Rusisë në Ukrainë, si dhe me Kinën.
