ASh: Zaev t’i kërkojë falje administratës për akuzat
Aleanca për Shqiptarët fton kryeministrin, Zoran Zaev....

Aleanca për Shqiptarët fton kryeministrin, Zoran Zaev, që urgjentisht të tërhiqet nga akuzat e djeshme ndaj administratës publike dhe tu kërkojë falje të gjithë administratorëve.
“Në një kohë kur kemi dëshmi publike për ministra dhe drejtorë të korruptuar, funksionarë të shkarkuar dhe të dënuar, ish-drejtorin e Sigurimit Shëndetësor, “pacientin” që madje është avancuar dhe deri te ish - sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, deklaratat e këtilla të kryeministrit, Zoran Zaev, tregojnë qartë se në Qeveri ka jo thjeshtë krim e korrupsion, por krim të organizuar. Urgjentisht të ndalohen sulmet dhe goditjet ndaj administratës publike dhe shtetërore, aq më tepër me pagat e ulëta dhe kushtet e rënda për punë”, thuhet në reagimin e ASH-së.
