Listat e hapura për zgjedhjet lokale, Mariçiq: Pas votimit të Kodit Zgjedhor në Kuvend
Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq....

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, prezantoi disa nga ndryshimet të cilat parashihen të ndodhin në Kodin Zgjedhor.
Koncepti përfundimtar për lista të hapura për zgjedhjet lokale apo çfarëdo modeli tjetër zgjedhor do të duhet të diskutohet, pasi Kuvendi të ketë miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, deklaroi Mariçiq.
Ajo që është propozuar nga ana e grupeve punuese nga më shumë subjekte politike, ka të bëjë me listat e hapura me një mundësi preference, që do të thotë votohet edhe për partinë edhe për kandidatin, por dhe për një kandidat për këshilltar të propozuar nga partia politike apo nga koalicioni.
Për këtë model që për herë të parë duhet të aplikohet e që ne e propozojmë me rëndësi është kapërcimi i pragut prej 3% si përzgjedhje preferenciale e qytetarit, do të hyjnë në mënyrë automatike, tha ministri Mariçiq, ndërkohë nëse një parti politike fiton më shumë vende këshilltarësh, për shembull 10, ku vetëm 3 prej tyre kanë marrë tre për qind të votuesve, atëherë 7 të tjerët do të përzgjedhin me automatizëm sipas listës së propozuar të partisë për kandidat për këshilltarë. Ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq, theksoi se ky është vetëm propozim dhe për partitë më të vogla politike që kanë dilema apo propozime për përmirësimin e këtij propozimi do të ishte mirë që në Kuvend të hapet debat dhe gjatë ditëve në vazhdim kjo çështje të rrumbullakohet.
Ministri Mariçiq komentoi gjithashtu që në të ardhmen sulmet e gazetareve do të trajtohen si sulme ndaj një personi zyrtar. Ndërsa Prokuroria Publike do t’i përndjekë kryerësit konform urdhrit zyrtar.
Këto ndryshime janë paralajmëruar si pjesë e ndryshimeve dhe plotësimeve të reja të Kodit Zgjedhor.
