Ekspozitë për 20 vjetorin e MO-së
Gushti po afrohet, njëkohsisht po afrohet edhe shënimi i një prej datave....

Gushti po afrohet, njëkohsisht po afrohet edhe shënimi i një prej datave më të rëndësishme për vendin tonë pas pavararsimit të saj. Është 13 gushti, datë kjo në të cilën u nënshkrua Marrëveshja korrnizë e Ohrit e që solli paqën dhe stabilitetin në vend.
Për nder të 20 vjetorit të shënimit të kësaj ngjarjeje historike u mbajt ekspozitë ku u prezantuan disa piktura.
Kështillari në Ministrinë e Kulturës, Bexhahudin Shehapi theksoi se Marrëveshja e Ohrit është përforcim i bashkjetesës dhe multikulturalitetit në vend, e sipas tij pikërisht ekspozita e mbajtur sonte e dëshmon ate.
“Marrëveshja e Ohrit solli paqë në Maqedoni, por marrëveshja e Ohrit solli edhe një jetë multikulturore, solli barazi në menaxhimin e intitucioneve. Sonte edhe njëherë u tregua se si rezultat i marrëveshjes së Ohrit dy drejtorë shumë të rëndësishëm mund të organizojnë një ekspozitë aq të rëndësishme me piktura të piktorëve të njohur nga vendi dhe jashtë” – tha Bexhahudin Shehapi, Këshilltar në Ministrinë e Kulturës.
Drejtoresha e Galerisë së Arteve, Dita Starova Qerimi tha se Marrëveshja e Ohrit i ka dhënë frymë kulturës.
Sipas saj më parë nuk ka qenë e lehtë për të ekspozuar artin dhe kulturën nëpër galeritë nacionale, e që sot fatmirësisht shënohen edhe data madhështore.
“Qëllimi i kësaj ekspozite është pikërisht shënimi i datës madhështore,20 vjetori e Marrëveshjes së Ohrit. Për ne të kulturës na veqon për një sukses shumë të madh, sepse sa herë nuk ka qenë lehtë për të ekspozuar në këto objekte të cilat e kanë një rëndësi shumë të madhe për jetën artistike dhe kulturore në Maqedoni dhe ja pikërisht prej nga viti 2001 tani kemi edhe drejtorë nëpër institucione kulturore,edhe artist të spikatur me të cilët mund të shënojmë data madhështore” – u shpreh Dita Starova, Drejtoreshë e Galerisë së Arteve.
Kjo ekspozitë u realizua nga Galeria nacionale e Shkupit së bashku me Galerinë artistike nga Tetova, në të cilën morrën pjesë funksionarë të lartë nga kabineti qeveritar. (Armend Murseli, TVM2)
