Rama dhe Vuçiq do qëndrojnë në Shkup

28.07.2021 09:55

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq....

Kryeministri  i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot dhe nesër do të jenë për në Shkup ku do të takohen me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në kuadër të nismës për bashkëpunim e njohur “Mini-Shengen”.

Gjatë qëndrimit në Shkup, Zaev, Rama dhe Vuçiq do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik për bashkëpunim rajonal, i organizuar nga Odat ekonomike të Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë.