Puna e KSHZ-së, revizioni me vlerësim jo të volitshëm

28.07.2021 12:35

Enti Shtetëror i Revizionit....

Enti Shtetëror i Revizionit  auditoi raportin financiar së bashku me auditimin e pajtueshmërisë së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në llogarinë bazë të buxhetit për vitin 2019.

"Audituesit zbuluan se nga gjithsej 80 Komisione Komunale Zgjedhore, 20 prej tyre nuk kishin dorëzuar raport deri tek KSHZ, apo plotë 31 përqind, edhe pse e njëjta është obligim ligjor në bazë të Kodit Zgjedhor, në bazë të të cilit janë tarifuar angazhim në zgjedhje e më pas edhe janë paguar", thuhet në raportin e Entit shtetëror të Revizionit.

Raporti i revizionit, KSHZ: Nuk janë krahasuar të  gjitha të dhënat 

Revizioni gjithashtu audituoi fondet e miratuara për aktivitetet zgjedhore në vitin 2019, për zgjedhjet Presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme për kryetarë të komunave të Ohrit, Novo Sellës dhe Dibrës. Lidhur me pagesën e fondeve për shpenzimet rrjedhëse të bëra në lidhje me kryerjen e aktiviteteve zgjedhore të secilit Komision Komunal të Zgjedhjeve, Revizioni ka konstatuar se janë realizuar pagesat deri tek disa nga KSHZ, edhe pse të njëjtat nuk kanë pasë dokumentacion adekuat dhe të plotë.

Për Presidencialet, zgjedhjet e parakohshme në Ohër, Novo Sellë dhe Dibër, për anëtarët e Këshillave Zgjedhore, janë paguar 133 milion denarë. Këto mjete janë paguar në bazë të të dhënave të futura nga komisionet komunale të zgjedhjeve për pagesën e tarifës për Këshillat Zgjedhore.

"Auditimi nuk ka qenë në gjendje të krahasojë të dhënat e futura nga KKZ me të dhënat nga vendimet për pagesën e tarifave të përgatitura nga KSHZ, për shkak të të dhënave të paparaqitura dhe të ruajtura në aplikacionin në internet. Auditori poashtu ka konstatuar se për gjithsej 154 persona të angazhuar në organet ndihmëse dhe personat e punësuar në shërbimin kompetente të KSHZ-së, dhe në drejtim të tyre janë paguar plotë 5 milion denarë," thuhet në komunikatën e lëshuar nga KSHZ.

Me auditimin e kryer për vitin 2019, auditorët shprehën një mendim të pafavorshëm në lidhje me paraqitjen e vërtetë dhe objektive të pasqyrave financiare, si dhe pajtueshmërinë e transaksioneve financiare me legjislacionin përkatës. (Fitim Kryeziu, TVM2)