Masat anti covid, “delta” rikthen maskat në SHBA

28.07.2021 12:54

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve....

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara rekomanduan që amerikanët e vaksinuar plotësisht t’i kthehen vendosjes së maskës në ambiente të mbyllura në disa vende publike, për shkak të shqetësimeve që paraqet varianti më ngjitës i koronavirusit, Delta.

Njoftimi paraqet ndryshim të politikës së miratuar në muajin maj, kur miliona amerikanë të vaksinuar i hoqën maskat e fytyrës, përveç në transportin publik dhe spitale.

Drejtorja e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Ëalensky, tha se rekomandimi i ri bazohet në shqetësimet nga varianti Delta.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, që ndjek të dhëna për pandeminë, koronavirusi ka prekur mbi 195 milionë njerëz në të gjithë botën.

Prej tyre, mbi katër milionë kanë vdekur.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë, me mbi 34 milionë të infektuar dhe mbi 611,000 viktima.