Europë: Protesta kundër vaksinimit me detyrim

28.07.2021 13:23

Gatishmëria për vaksinim po bie...

Gatishmëria për vaksinim po bie, por incidenca e infeksioneve po rritet. Vende të ndryshme në BE po marrin masat, për të nxitur sa më shumë njerëz që të vaksinohen. Por nuk po mungojnë as protesta kundër këtyre masave.

Në shumë vende ka shpërthyer debati, nëse duhet të ketë kufizime të ndryshme për të vaksinuarit dhe të pavaksinuarit.

Në shumë vende kanë nisur edhe protestat. Franca ka shpallur nga shtatori vaksinimin e detyrueshëm duke e vendosur atë si kusht për ushtrimin e profesionit. Protestuesit janë kundër detyrimit për vaksinim duke e konsideruar këtë si një ndërhyrje në të drejtën e vetëvendosjes.

Protestat drejtohen edhe kundër certifikatës digjitale të vaksinimit në BE. Protestat paqësore kanë qenë pjesërisht edhe me eksese duke shkaktuar përplasje me policinë.

Greqia gjithashtu  është përfshirë nga protestat  ndaj vaksinimit të detyrueshëm. Nga shtatori hyn në fuqi vaksinimi i detyrueshëm si dhe të  gjobave deri në 200.000 Euro.

Policia  greke ndaj 5 mijë protestuesve  përdori gaz lotësjellës dhe pompa të ujit për ta larguar turmën nga territori përpara parlamentit.

Në Itali gjithashtu ka pasur protesta kundër „certifikatës digjitale të vaksinimit”.