Biden akuzon Rusinë, ndërhyrje në zgjedhjet amerikane të vitit 2022

28.07.2021 14:04

Rusia tashmë po ndërhyn në zgjedhjet për Kongres....

Rusia tashmë po ndërhyn në zgjedhjet për Kongres të vitit të ardhshëm në SHBA, tha Presidenti Joe Biden të martën në një fjalim në Zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.

Duke iu referuar raportit sekret të përgatitur nga komuniteti i inteligjencës për të, Biden thotë se veprime të tilla nga Moska janë një “shkelje e pastër e sovranitetit tonë”, Referenca publike e Preisdentit Biden për diçka që është sekret presidencial i ditës me siguri se do të shkaktojë reagime.

Presidenti gjithashtu kishte një parashikim ogurzi për përshkallëzimin e sulmeve kibernetike që kanë në shënjestër Shtetet e Bashkuara, për të cilat administrata e tij ka fajësuar hakerët e mbështetur nga shteti në Kinë dhe ata që veprojnë pa u ndëshkuar në Rusi.Presidenti Biden tha se ai beson se po rriten gjithnjë e më shumë gjasat që Shtetet e Bashkuara të “mund të përfundojnë në një luftë të hapur me një fuqi të madhe”, si pasojë e sulmeve kibernetike.

Aftësitë kibernetike të kundërshtarëve të Shteteve të Bashkuara “po rriten në mënyrë eksponenciale”, tha presidenti amerikan.

Biden gjithashtu vlerësoi komunitetin e inteligjencës amerikane për epërsinë e tij ndaj homologëve të tij në Moskë.