“Mini shengeni”, Zaev, Rama dhe Vuçiç takim në Shkup

28.07.2021 15:05

Dy memorandume për mirëkuptim dhe një marrëveshje....

Dy memorandume për mirëkuptim dhe një marrëveshje, e cila në masë të madhe do ta lehtësojë jetën e qytetarëve nga Ballkani Perëndimor dhe komunitetit të biznesit do të nënshkruhen në kuadër të Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, e njohur si “mini Shengen” ku do të marrin pjesë kryeministrat, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ai i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Zv kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytiqi një ditë para mbatjes së këtij forumi u shpreh se përcaktimi i kujfive është shumë i lehtë, por heqja e tyre ka dëshmuar se është një process i gjatë.

Tha se qëllimi edhe i Mini Shengenit është për të sjell lehtësime për qytetarëve e Ballaknit perendimor.

“Sigurisht, edhe me Procesin e Berlinit por edhe me iniciativën për një treg të përbashkët rajonal, ne kemi dëshmuar se si vend ne jemi një nga aktorët kryesorë në mundësimin e këtij tregu të përbashkët rajonal. Në forumin e nesërm ekonomik do të nënskruhen disa marrëveshje me çka edhe në të vërtetë do të nis zbatimi praktik i lëvizshmërisë së njerëzve, mallrave dhe shërbimeve” – tha Zv Kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytiqi.

Në këtë forum rajonal ekonomik do të ndryshohet edhe emri i iniciativës “mini Shengen”.

Forumi i Shkupit për bashkëpunim rajonal të Ballkanit Perëndimor gjithashtu do të bashkojë kompani nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, si dhe përfaqësues të qeverive, institucioneve financiare, universiteteve dhe delegacioneve ndërkombëtare dhe shoqatat. 

Midis 300 dhe 400 pjesëmarrës pritet të kenë takime dypalëshe. Shumica e kompanive në këtë forum vijnë nga ndërtimi, sektori agro-ushqimor, energjia, makineria, industria e automobilave dhe tekstilit, turizmi, dhe telekomunikacioni, transporti dhe logjistika.

Janë planifikuar takime të shumta të biznesmenëve nga rajoni, të cilat do të mbahen pas pjesës zyrtare të Forumit. Do të marrin pjesë pothuajse 400 ndërmarrje nga rajoni.

Shumica e tyre, mbi 200, aplikuan nga Serbia, pastaj më shumë se 100 nga Maqedonia e Veriut, nga Shqipëria rreth 40, nga BeH dhjetëra dhe numër më të vogël ose nga një kompani nga Austria, Tajvani, Izraeli, Polonia, Rumania, Bullgaria, Franca dhe Greqia. (Zekirja Mexhiti, TVM2)