Maqedoni

Bekteshi: Shtrëngohen kushtet e punës për koncesionerët

28.07.2021 16:14

Shteti ka shtrënguar rregulloren për shfrytëzimin e burimeve minerale...

Shteti ka shtrënguar rregulloren për shfrytëzimin e burimeve minerale, me ndryshimet e propozuara që së shpejti do të hyjnë në procedurën parlamentare, do të lehtësohet marrëveshjet e njëanshëm me koncesionerët. 
 
“Forcohen masat për të monitoruar mbledhjen e tarifave të koncesionit dhe shtohen kushte të qarta dhe precize për paraqitjen e një garancie financiare, e cila do të mbulonte dëmet e shkaktuara, nëse koncesionari nuk rikultivon tokën që është degraduar nga shfrytëzimi.”,- tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
 
Të gjithë koncesionarët kanë afat dy vjet për të paraqitur një garanci të tillë financiare, përndryshe kontrata do të ndërpritet në mënyrë të njëanshme.
 
Shteti gjithashtu mund të ndërpresë marrëveshjen e koncesionit nëse koncesionari shfrytëzon më pak se 20 për qind të burimeve minerale të përcaktuara nga projekti kryesor i minierave.
 
Kjo rregullore do të zbatohet nga 1 janar 2022, kur kompanitë do të jenë në gjendje të dakordohen për projektin kryesor të minierave. 
 
SEDAT SELIMI