Maqedoni

MSh - Maqedoni: Mbi 500 mijë të vaksinuar; Covid vend: 47 të infektuar e 14 të shëruar

28.07.2021 16:37

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.593 teste të kryera janë regjistruar 47 raste të reja me Covid-19...

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.593 teste të kryera janë regjistruar 47 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 19 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 14 pacientë, ndërsa viktima nga Covid-19 nuk ka.
 
Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe,  nuk përjashton mundësinë e masave të reja restriktive në vjeshtë, sidomos ndaj të pavaksinuarve. Sa i përket fillimit të vitit shkollor me prezencë fizike, ministri tha se gjithçka varet nga gjendja epidemiologjike.
 
“Është bërë plan i mirë, janë bërë 3 skenarë të mirë, në varësi të situatës epidemiologjike, nëse situata epidemiologjike është siç është tani, të gjithë nxënësit dhe studentët do të fillojnë për një muaj me mësim me prani fizike nëpër shkolla.",- deklaroi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
 
Lidhur me vaksinimin e fëmijëve dhe të rinjve,Filipçe tha se nuk do të vendosen rregulla për ti detyruar që të vaksinohen si për ata fëmijë që vijojnë mësimin shkollor ashtu edhe për ata që janë në universitete.
 
Ndërkohë nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se procesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend. Poashtu nga MSh informojnë se janë aplikuar gjithsej 862.426 doza të vaksinave, ndërsa 361.431 qytetarë janë rivaksinuar.
 
Qytetarët pa termin mund të vaksinohen në pikat vaksinale në Maqedoni, ndërsa nga MSh bëjnë thirrje që të ketë vaksinim masiv për shkak se vetëm në këtë mënyrë mund të mposhtet virusi.
 
GYLTENE SINANI