Maqedoni

Universiteti i Tetovës, shënon 20 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

28.07.2021 17:00

UT shënoi njëzetvjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit...

UT shënoi njëzetvjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, me ç’rast u realizua panel diskutim për rrugëtimin sfidues të legalizimit të UT-së, rezistencën dydekadëshe dhe sakrificat për realizimin e ëndrrës kombëtare.
 
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, theksoi se më 16 janar të vitit 2004 filloi procedura për legalizimin e Universitetit të Tetovës, ndërsa  tani UT-ja është universitet me kushte ndër më të mirat në Europën juglindore.
 
“Për të shënuar 20 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila jo vetëm që solli paqe në vend, por e transformoi shoqërinë në tërësi, solli barazinë dhe hapi perspektivat euroatlantike për vendin tonë, frytet e saj po i korrim ne sot dhe është pa asnjë dyshim të vetëm Universiteti i Tetovës,  i cili tash po arrin majat akademike dhe është shndërruar në institucion të cilit i referohemi për cilësi dhe kjo falë rektorit Ameti dhe kolegëve të tij,  nën udhëheqësinë e UShT-së.”,- deklaroi zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.
 
Grubi potencoi se çdo institucion i themeluar ose edhe i ndërlidhur me Marrëveshjen e Ohrit po organizon manifestime për ta shënuar dhe kremtuar këtë arritje të përbashkët të të gjithë neve duke shtuar  se kjo e bën shumë të lumtur.
 
FLUTURA LATIFI