Maqedoni

Konferenca rajonale, lajmet e rreme dëmtojnë demokracinë

28.07.2021 17:23

Propaganda, dezinformata dhe lajme të rreme janë faktorë destabilizues të shoqërive demokratike dhe progresive...

Propaganda, dezinformata dhe lajme të rreme janë faktorë destabilizues të shoqërive demokratike dhe progresive, të cilat kanë ndikim jo vetëm në përhapjen, por pothuajse kanë edhe ndikim vendimtar në zgjedhje, referendume, paqe dhe procese të integrimit në BE, përfshirë edhe pandeminë aktuale dhe vaksinimin.
 
Kjo u tha në konferencën rajonale “Sulme ndaj demokracisë dhe të drejtave të njeriut: E gjithë esenca e lajmeve të rrejshme është që të ulet besimi në lajmet reale u tha në konferencë.
 
“Pasi që jetojmë në mes të një lufte hibride, është koha e duhur të pranohet se shoqëritë demokratike dhe progresive janë të cenuara nga keqpërdorimi i vet instrumenteve demokratike. Më saktë, demokracitë janë të sulmuara nga makinave propaganduese të sofistikuara, komplekse dhe këmbëngulëse, agjenci të zbulimit dhe kundërzbulimit, struktura nëntokësore dhe kriminele, shoqëri civile të rrejshme, qarqe fetare, biznese, media, akademi etj.”,- deklaroi kryetari i CIVIL-it, Xhabir Derralla.
 
“Cilësia e demokracisë varet tërësisht nga cilësia e gazetarisë. Demokracia juaj është e mirë aq sa liria e shprehjes. Që t’i përmirësojmë këto probleme përmes qasjes gjithëpërfshirëse, duhet t’i shqyrtojmë reformat në arsim, posaçërisht në fushën e edukimit mediatik dhe të kuptojmë se pjesëmarrja politike është obligim për demokraci funksionale.”,- u shpreh universiteti i AGDER-it, Abit Hoxhës.
 
“Sulmet ndaj meje bazohen në disa faktorë: gjinia ime, etnia ime, feja ime. Keni frikë të dilni sepse kaq shumë njerëz po ju sulmojnë. Unë do të doja të them, mos shkoni në Prokurorinë Publike, sepse është shumë shqetësuese. "Asgjë nuk ndodh, institucionet heshtin kur flasim për gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin.”,- theksoi Aktivistja për të drejtat e njeriut, Mersiha Smailocic.
 
Problemi me lajmet e rreme është dukuri shqetësuese kudo, madje edhe në vendet europiane. 
 
“Edhe në BE kemi disa probleme. I kemi populistët e djathtë dhe nacionalistë në Hungari, i kemi në Poloni dhe Slloveni, gjithashtu forcat nacionaliste në Kroaci. Të gjithë ata punojnë së bashku që të punojnë kundër strukturës demokratike në BE.”,- u shpreh një aktiviste nga BE.  
 
Sulmet ndaj aktivistëve civilë dhe gazetarëve janë të panumërta. E  gjithë makineria e propagandës qëndron pas shumë vitesh sulmesh të vazhdueshme ndaj aktorëve të shoqërisë civile, veçanërisht atyre që janë të dukshëm dhe me ndikim, aktivë në baza ditore, u tha në konferencë.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU