Maqedoni
Lista të hapura për zgjedhjet lokale
28.07.2021 17:46
Vlerësime dhe mendime të ndryshme politike rreth ndryshimeve të propozuara të Kodit Zgjedhor...

Vlerësime dhe mendime të ndryshme politike rreth ndryshimeve të propozuara të Kodit Zgjedhor për lista të hapura dhe grumbullimin e nënshkrimeve prej 2% për lista të pavarura dhe 3% për listat e hapura të kandidatëve nga numri i përgjithshëm i listës zgjedhore.
Pendarovski: Të respektohen rekomandimet e OSBE-së
Kreu i Shtetit, Stevo Pendarovski, vlerëson se në këtë periudhë duhet të respektohen rekomandimet e OSBE/ODIHR-it që thonë se pak para mbajtjes së zgjedhjeve të mos ndryshohet Kodi Zgjedhor. Por, nëse e njëjta gjë është e domosdoshme për partitë politike, atëherë Pendarovski kërkon konsensus të gjerë politik dhe konsultime me sektorin civil.
“Lidhur me propozimin e paralajmëruar për ndryshime dhe plotësime të Kodit Zgjedhor, për pjesën që do të përcaktonte që listat e pavarura komunale të duhet të mbledhin nënshkrim prej dy për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në një komunë. Presidenti Pendarovski beson se duhet të sigurohet një prag më i ulët me qëllim për të mundësuar pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve në procesin zgjedhor.",- thuhet në komunikatën e zyrës së presidentit Pendarovski.
Të njëjtin mendim pothuajse e ndan edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare.
“Qëllimi i vetëm i VMRO-DPMNE-së është që të respektohen rekomandimet e OBSE dhe ODIHR në përpilimin e kodit zgjedhor. Unë nuk jam pjesë e grupeve të punës dhe nuk i kam parë detajet rreth kësaj çështjeje, por e di t’ju them se për VMRO-DPMNE-n është me rëndësi të respektohen rekomandimet e OSBE dhe ODIHR.”,- tha Ivan Jordanov nga VMRO-DPMNE.
Partitë e vogla kundër pragut të propozuar
Partitë më të vogla politike si dhe grupet e tjera të qytetarëve që kanë pohuar se do të paraqiten me lista të pavarura të kandidatëve për këshilltarë komunalë, janë kategorikisht kundër rritjes së pragut. OJQ-të apelojnë për arsyeshmëri, ndërsa Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë kërkon implementimin e modelit të Bosnjës tek ne.
“Nëse në me të vërtetë dëshirojmë të hapen listat, hap i cili është shumë i rëndësishëm për demokratizimin e shoqërisë dhe të partive, të implementohet modeli i Bosnjës. Ata kanë prag të përcaktuar prej 10% por jo nga numri i përgjithshëm i votuesve të listës zgjedhore, por nga numri i përgjithshëm të cilët kanë votuar në listën e përcaktuar, sepse gara duhet të zhvillohet mes atyre që janë në listën e jo me listat e partive tjera.”,- theksoi kryetarja e RDM-SË, Maja Moraçanin.
“Ne kërkojmë që të ulët pragu i cili është aktualisht në Kodin Zgjedhor për grumbullimin e 1000 nënshkrimeve për Qytetin e Shkupit të ulet sepse ky është vendim i vetëm i arsyeshëm. Në kohën kur jemi në peng nga partitë të korrupturuara, nuk mund të pengohen qytetarët e pavarur dhe të papërcaktuar të dalin dhe të votojnë për atë që ata dëshirojnë.”,- tha Dragana Velkovska nga OJQ “Qyteti i Gjelbër Human”.
Ndryshimet e paralajmëruara të Kodit Zgjedhore priten të hynë në procedurë parlamentare gjatë ditës së mërkurë ose të enjten. Për ndryshe të gjitha partitë të mëdha politike janë nënshkrues të këtij propozimi.
REXHEP QAMILI
