Maqedoni

Apeli ndërpret vendimet për burg për “Titanik 3”

28.07.2021 18:35

Gjykata e Apelit ka sjellë vendim për ndërprerje të vendimeve gjyqësore të shkallës së parë për Ejup Alimin dhe Ismet Gurin...

Gjykata e Apelit ka sjellë vendim për ndërprerje të vendimeve gjyqësore të shkallës së parë për Ejup Alimin dhe Ismet Gurin, për rastin “Titanik 3”, për vepër penale “parregullsi gjatë procesit zgjedhor”.  Dënimet me nga 3 vite e gjysmë të shqiptuara nga Gjykata Themelore tani më nuk vlejnë dhe për të dy do të hapet proces i ri gjyqësor.

Me 31 mars të vitit të kaluar ish koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së  Ejup Halimi mori vendim gjyqësor jo të plotfuqishëm me 3 vite e gjysmë burgim, për shkatërrim të materialit zgjedhor në zgjedhjet lokale të 2013.

Dënim të njëjtë për vepër të njëjtë penale me 3 vite e gjysmë heqje iu shqiptua edhe Ismet Gurit, ish sekretar i Komisionit Zgjedhor në Çair, aktualisht i punësuar në Drejtorinë e të Ardhurave Publike. Ministri i drejtësisë, Bojan Mariciq, vendimin e sotëm të Apelit nuk deshi ta komentojë duke thënë se për këtë vendim nuk ka ditur asgjë.