Aksion policor në Shkup, MPB: Nën pranga 12 persona
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka shkatërruar grupin kriminel...

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka shkatërruar grupin kriminel, pasi pa leje kanë tregtuar me armë dhe drogë, me ç’rast ka arrestuar 12 persona. Siç thuhet në njoftim, pas një hetimi disa mujor njësitet policore kanë ndërmarrë aksion policor të koordinuar me qëllim të shkatërrimit të grupit të organizuar kriminel disa anëtarësh, kryesisht nga Shkupi.
“Anëtarët e këtij grupi kriminel të organizuar kanë qenë të përfshirë në kryerjen e veprave penale “prodhim dhe lëshim në shitje në mënyrë të paautorizuar të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”, e paraparë dhe e dënuar me nenin 2015 dhe “përpunim të paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim me armë dhe materie shpërthyese”, e parashikuar dhe e dënuar me nenin 396 të Kodit Penal.”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e MPB-së.
Gjatë hetimit, janë dokumentuar shitje të lëndëve narkotike dhe të armëve. Gjatë aksionit janë kryer bastisje në gjithsej 20 lokacione, gjatë të cilave nga liria janë privuar dhe në stacione policore janë arrestuar gjithsej 12 persona. Gjatë bastisjeve janë gjetur lëndë narkotike, municion, deviza në vlera të mëdha, mjete parash, celularë dhe pajisje kompjuterike.
