Maqedoni
Mjegull në Krushevë dhe Strazhë
05.12.2014 15:04
Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të lagështa...

Mjegull me dukshmëri deri në 50 metra ka në Krushevë dhe në qafën malore Strazhë deri në 100 metra.
Shi i dobët bie në tërë pjesën jugperëndimore të Maqedonisë, kumtoi qendra dispejxhere pranë NP "Rrugët e Maqedonisë.
Në grykat malore ka mundësi për paraqitjen e shembjeve, veçanërisht në akset rrugore: Koçan-Dellçevë, Vinicë - Berovë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovo dhe Katllanovë-Veles./MIA
