Covid-19, 54 të infektuar, 12 shëruar e 401 raste aktive
Ditëve të fundit po rritet ndjeshëm numri i rasteve pozitive....

Ditëve të fundit po rritet ndjeshëm numri i rasteve pozitive në vend. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 54 raste të reja pozitive nga 3764 teste të kryera, prej të cilëve 16 vetëm në kryeqendër ku ka 139 raste aktive dhe 9 në Tetovë ku aktualisht ka 106 raste aktive me Kovid-19.
Kjo ka bërë që brenda pak ditësh nga më pak se 200 raste aktive ky numër të rritet në 401 të infektuar.
Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 12 pacientë, derisa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19.
Po ashtu vazhdon pa ndërprerë vaksinimi në të gjitha punktet dhe vaksinimi në teren, me ç’rast të mërkurën janë vaksinuar 14 mijë e 230 persona, prej të cilëve me dozën e parë janë vaksinuar 3770 qytetarë.
Në të gjithë vendin janë vaksinuar 506 mijë e 33 persona, ndërsa janë rivaksinuar 372 mijë e 257 qytetarë.
Nga Ministria e Shëndetësisë apelojnë deri tek qytetarët që të vaksinohen sa më masovisht që të mbrohen nga përhapja e virusit, përkatësisht varianti Delta i Kovid-19. (Gyltene Sinani, TVM2)
