Iniciativa Qytetare “Në biçikletë” vendosi biçikletë të bardhë në kujtim të Bilall Lamallarit

29.07.2021 16:22

Iniciativa qytetare “Në biçikletë”, ka vendosur një biçikletë të bardhë....

Iniciativa qytetare “Në biçikletë”, ka vendosur një biçikletë të bardhë në Bulevardin “Koço Racin” afër Kryqit të Kuq, në kujtim të Bilall Ljamallarit, një çiklist që vdiq pasi u godit nga një makinë në bulevardin "Koço Racin".

Kjo është biçikleta e dytë e bardhë, pas asaj që u vendos në “Ilindenska”, para Parkut të Qytetit, për 13-vjeçarin, David Angelovski. Një numër i madh i çiklistëve në Sheshin “Maqedonia” u bashkuan me grupin që kërkojnë zgjidhje sistematike të problemeve të sigurisë në trafik, pasi dy çiklistë vdiqën brenda një muaji.

“Të dashur shoferë. Çdo minutë është e rëndësishme, çdo buzëqeshje dhe çdo lot. Çdo jetë njerëzore është po aq e vlefshme sa nxitimi juaj diku. Ju vendosni nëse doni të zgjoheni me një ndërgjegje të pastër dhe paqësore ose një ndjenjë faji nga e cila nuk besoj se do të jeni në gjendje të flini të qetë.”,- deklaroi Darko Arsovski nga Iniciativa Qytetare "Në biçikletë”.

Nga Iniciativa “Në biçikletë” thonë se duhen të marren masa për të luftuar siç thonë ata nga "bishat e natës dhe të ditës". Kërkojnë infrastrukturë më të mirë, sinjalizim të komunikacionit, kontroll të rregullt dhe dënim të përshtatshëm dhe serioz për shkelësit e rregullave në trafik. (Sedat Selimi, TVM2)