Maqedoni
Panair për Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara
05.12.2014 15:34
Në qytetin e Kumanovës, sot u organizua një panair i pazakontë...

Bëhet fjalë për Panairin për Punësimin e Mundshëm të Personave me Aftësi të Kufizuara, që u organizua nga projekti i USAID-it për punë praktike dhe punësimin e personave në fjalë, në bashkëpunim me Komunën e Kumanovës.
Në këtë panair ishin të ekspozuara prodhimet e kompanive, të cilat tashmë kanë punësuar persona me aftësi të kufizuara.
Panairin e shpalli të hapur kryetari i Kumanovës, Zoran Damjanovski, kurse fjalim mbajti Xhejm Stajn, drejtor i Misionit të USAID-it, i cili me këtë rast tha:
“Ky panair është mundësi e mirë për personat me aftësi të kufizuara, që të takohen me punëdhënësit e mundshëm. Deri tash, përmes këtij projekti janë punësuar 78 persona të kësaj kategorie, kurse çdo muaj punësohen persona të rinj, duke u fokusuar në aftësitë e tyre punuese dhe jo në pengesat e tyre”.
Në këtë panair morën pjesë edhe përfaqësues të shoqatave humanitare, që për aktivitet kanë punën me personat me aftësi të kufizuara.
Në qytetin e Kumanovës, përmes aktiviteteve të nduarnduarta personave me aftësi të kufizuara u kushtohet kujdes i konsiderueshëm.
NEXHAT AQIFI
