Komisioni Rregullator për Energjetikë: Ulet për 4% çmimi i ngrohjes qendrore
Faturat e ngrohjes qendrore në Shkup...

Faturat e ngrohjes qendrore në Shkup për muajin gusht, do të jenë me çmime më të ulëta, njoftuan nga Komisioni Rregullator i Energjisë, të cilët kanë vendosur të ulin çmimin me mbi 4% për konsumatorët.
“Kompania më e madhe që furnizon 56,000 konsumatorë, BEG, do të ketë zbritje të çmimit të ngrohjes qendrore me 4.35%. Tarifa fikse mbetet e njëjtë dhe çmimi për shpërndarjen e energjisë së nxehtësisë, do të ulet me 6.39 për qind. Me këtë japim sinjal se ata konsumatorë që janë të lidhur me sistemin energjetik në pronësi të BEG-ut, fatura e tyre e energjisë ngrohëse do të zvogëlohet. Kjo dërgon një sinjal tjetër për konsumatorët e shkyçur që të bashkohen me këtë sistem të organizuar. Me këtë vendim kemi çmimin historikisht më të ulët për ngrohje.”,- u shpreh kryetari i Komisionit Rregullator të Energjisë, Marko Bislimoski.
Në një apartament mesatar prej 55-60 metra katrorë, kostoja totale e ngrohjes për një sezon është 19,900 denarë në vit.
“Në kompanitë tjera të cilat furnizojnë me energji ngrohëse, ESM Energjetika, e cila furnizon 3,800 konsumatorë me energji ngrohëse, çmimin e ulë për 0,57 për qind. Te konsumatorët e tyre nuk paguhet për energji termike bazuar në konsumin, por për metër katrorë të hapësirës së jetesës. Në Shkup-Veri, me çka furnizon vetëm 501 konsumatorë, çmimi i ngrohjes është ulur me 1.25 për qind. Numri i përdoruesve në atë pjesë vjen duke u zvogëluar.”,- tha kryetari i Komisionit Rregullator të Energjisë, Marko Bislimoski.
Bilsimovski shpjegoi se kostoja e gazit natyror është 22.23 denarë nga tetori deri në dhjetor dhe nga janari 2021 kishte një çmim prej 12 denarë për metër kub normal. Çmimi i gazit pritet të rritet, por këto masa dhe ulja e çmimit të TE-TO me 15 për qind, do të shmangin goditjet e çmimeve. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
