Botë

Në SHBA, vazhdojnë protestat kundër diskriminimit

05.12.2014 15:37

Protestat kundër racizmit në institucione janë shtrirë edhe në qytetet e tjera amerikane...

Manifestuesit bllokuan autostradat në qytetin e Nju Jorkut, duke shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor.
 
Protestuesit shprehën indinjatën për vendimin e Jurisë së Madhe të Nju Jorkut për të mos e proceduar penalisht policin, Danien Pantaleo, i cili në korrik vrau afro-amerikanin e paarmatosur, Erik Garner.
 
Sipas tyre, ky është një rast i përsëritur dhe mbase edhe i tepruar.
 
“E pra, probleme ndodhin në të gjithë Amerikën dhe tani ajo është aq afër shtëpisë sonë, është e  vështirë për ta injoruar. Miku ynë u vra në pragun e  shtëpisë së tij, duke sjellë ushqim për fëmijët e tij. Ai nuk ishte i armatosur, nuk bëri asgjë, por ai u godit mbi baza racore. Ne nuk do të rrimë duarkryq dhe të shikojmë, ndërsa njerëzit tanë të vriten”- deklaroi protestuesi, Vox Pop.
 
Departamenti i Drejtësisë, nisi dje një hetim lidhur me mënyrën e procedimit të Jurisë së Madhe në dhënien e vendimeve. 
 
Veç Nju Jorkut, protesta të komunitetit afro-amerikan pati edhe në Çikago e Uashington.
 
VALBON BEXHETI