Shqipëri, 47 të infektuar e 13 të shëruar
29.07.2021 19:11
Në Shqipëri dhe Kosovë ditëve të fundit....

Në Shqipëri dhe Kosovë ditëve të fundit vërehet një trend i rritjes së numrit të personave të infektuar. Siç bën të ditur Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri në 24 orët e fundit janë shënuar 47 raste të reja nga 3025 testime të kryera, ndërsa nuk ka pasur asnjë rast vdekjeje, ndërsa janë shëruar 13 pacientë.
Aktualisht në Shqipëri janë 355 pacientë aktivë me COVID19, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor 18 pacientë.
Kosovë, 72 raste të reja e 17 të shëruar
Në Kosovë u konfirmuan 72 raste të reja me Kovid-19, nga 2,443 testime. Në 24 orët e kaluara u shëruan 17 pacientë, ndërsa raste aktive me koronavirus janë 305 persona.
