Maqedoni
Gjykatësit nga Shkupi, këmbejnë përvoja nga Neni 10 i GJEDNJ-së
05.12.2014 15:40
50 gjykatës në mbarë vendin janë përcaktuar që të edukohen për të gjykuar raste, që kanë të bëjnë me Nenin 10 të Konventës Evropiane për Liritë e Njeriut...

50 gjykatës në mbarë vendin janë përcaktuar që të edukohen për të gjykuar raste, që kanë të bëjnë me Nenin 10 të Konventës Evropiane për Liritë e Njeriut, sipas praktikës së Gjykatës Evropiane për Liritë e Njeriut.
Kryetarja e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik, Aneta Arnaudovska, thotë se përvojat rajonale dhe evropiane po japin rezultate.
“Akademia, trajnimin e fokuson intensivisht me këta gjykatës dhe punon vazhdimisht. Në tre vitet e kaluara, organizuam 23 trajnime vetëm me këta gjykatës, me ndihmën e Këshillit të Evropës, me ambasadat dhe projektet e tjera në vend. Sa i përket publikimit, me rëndësi është që përveç përkthimit të 75 vendimeve gjyqësore, ndërsa në rrjedhë është edhe përkthimi i 16 vendimeve, që kanë të bëjnë me Nenin 10, gjykatësit tanë mësojnë që ta shfrytëzojnë edhe bazën rajonale të aktvendimeve”- deklaroi kryetarja e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik, Aneta Arnaudovska.
Mirëpo edhe pse situata me liritë e njeriut, posaçërisht gjendja me lirinë e të shprehurit në Maqedoni, vazhdimisht janë kritikuar nga institucionet përkatëse ndërkombëtare, deri tani Gjykatës së Strasburgut i janë drejtuar shumë pakë qytetarë nga Maqedonia.
Madje, shumica e rasteve janë hedhur poshtë për shkak të paaftësisë së përfaqësuesve jurik që ta përgatisin dhe ta mbrojnë rastin si duhet.
“U dëshmua se përfaqësuesit juridik nuk e njohin procedurën mirë dhe për shkak se nuk i kishin shfrytëzuar barërat juridike nacionale, ata hidheshin poshtë. Tani mbërrijnë ankesa të përgatitura më mirë dhe unë shpresoj se do të kemi një lëndë të mirë, për të cilën gjykata do të mund të japë mendimin e vetë”- tha gjykatësja nga Maqedonia në Gjykatën Evropiane për Liritë e Njeriut, Mirjana Llazarova-Trajkovska.
Liritë dhe të drejta e njeriut, posaçërisht neni dhjetë i Konventës Evropiane për Liritë e Njeriut, që ka të bëjë me lirinë e shprehjes, ishin shtruar për debat në një konferencë rajonale të organizuar nga Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë Publik, “Pavel Shatev”.
SHPËTIM NUREDINI
