Maqedoni

Kodi zgjedhorë, Zaev: Pragu prej 2% do të ulet, apo do të anulohet

31.07.2021 15:04

Propozim ndryshimet e Kodit zgjedhorë ku parashihet që kandidatët e pavarur të mbledhin 2 % të nënshkrimeve nga votuesit...

Propozim ndryshimet e Kodit zgjedhorë ku parashihet që kandidatët e pavarur të mbledhin 2 % të nënshkrimeve nga votuesit në një komunë që të kandidohen për zgjedhjet lokale do të ulet apo tërësisht mund të largohet nga ligji.Kështu deklaroi Kryeministri Zoran Zaev i cili shtoi se nuk frikësohet nga listat e pavarura.
 
"Kodi zgjedhorë do të jetë në pajtueshmëri me indikacionet që arritën nga ekspertët publik por edhe nga ata në numër më të vogël të pavarur. Ata vlerësuan se nuk është korrekte që partitë më të mëdha të caktojë përqindjen apo pragun e numir të patjetërsueshëm të nënshkrimeve të mbledhura për dorëzimin e listave të pavarura. E pash që ka ambient dhe do të ulet nga 2 % në 1 % apo ndoshta dhe do të hiqet tërësisht. Si të vendosin deputetët unë atë si politikan do të mbështes", u shpreh kryeministri Zoran Zaev.
 
Sa i përket kualicionimit para zgjedhjeve lokale me parite politike shqiptare BDI,BESA,PDSH ,Zaev tha gjithkund ku do të kenë kandidat do të mbështesin njëri tjetrin.
 
"Kualicioni ndërtoi aspektet e saja, bashkëpunimi është i qartë gjithkund ku nuk do të kemi kandidatë mbështesim njëri tjetrin, atje ku kemi shkojmë në atë që qytetarët të na japin udhëzime se si është më mir për ta dhe menjëherë në rrethine e dytë të japim mbështetjen. Kjo për mua është një vlerë e madhe demokratike ..Në kualicion jemi 26 subjekte dhe besoj se do ta ofrojmë më të mirën nga ne", theksoi Zaev.
 
Hoxha: LSDM ka mirkuptim për kërkesat e Besës
 
Pas arritjes së marrëveshjes për bashkëpunim të LSDM-së me Lëvizjen Besa për zgjedhjet e arëdhëshme lokale, Ministri i bujqësisë Arjanit Hoxha nga rradhët e Lëvizjes Besa, theksoi se në kulaicionimin me LSDM -në ka mirkuptim për të gjitha kërkesat e tyre politike. 
 
"Ajo çka është thënë nga deklarata e Kryeministrit se ne kemi bashkëpunim qeveritarë në nivel më të lartë por normalisht përshkak të specifikës së zgjedhjeve lokale çdo parti vlerëson se si dhe ku do të dalë me kandidatët e sajë, duke pasur mirkuptim për të gjitha specifikat ndërmjet partnerëve të kualicionit. Në këtë pjesë qëndron ajo se LSDM si parti më e madhe e kualicionit qeveritarë ka mirkuptim për të gjitha kërkesat tona, gjegjësisht pozicionimet në politikë dhe në bazë të asaj vendosen edhe strategjitë dhe politikat e shumicës qeveritare", u shpreh ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave Arjanit Hoxha.
 
Ndryshe ,Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi më herët njoftoi se zgjedhjet lokale zyrtrisht do ti shpallë më më 6 gusht.Në përputhje me afatin ligjor zgjedhjet pritet të mbahen më 17 tetor të këtij viti. 
 
FLORIJE BELULI KAMBERI