Maqedoni

Ivanov, kërkon ndihmë nga Tusk për zhbllokim të eurointegrimit

05.12.2014 16:08

Ndihmë për zhbllokimin eurointegrues kërkoi sot kryetari i Shtetit, Gjorge Ivanov, në një letër dërguar Donald Tusk...

Ndihmë për zhbllokimin eurointegrues kërkoi sot kryetari i Shtetit, Gjorge Ivanov, në një letër dërguar Donald Tusk, me rastin e marrjes së funksionit kryetar i Këshillit të Bashkimit Evropian.
 
“Dëshiroj të kërkoj nga ju, si mik i të dy shteteve, zhbllokimin e gjendjes së status¬-quo¬së në të cilën ndodhet Republika e Maqedonisë. Pyetje kyçe që besoj se duhet t’i parashtrohet kryeministrit Samaras është: çka do të humbë Greqia nëse Republika e Maqedonisë merr datë për fillim të negociatave? A nuk është në interes të Greqisë që në kufirin e vetë verior të ketë fqinj evropian me standarde më të larta evropiane, kritere dhe vlera, të cilat do të vlenin jo vetëm për qytetarët e Maqedonisë, por edhe për turistët dhe afaristët grekë të cilët vijnë në Republikën e Maqedonisë? Ju bind se Republika e Maqedonisë ka ardhmëri më të mirë të mundshëm me fqinjin tonë jugor. Dy shoqëritë tona nuk kanë kurrfarë problemesh. Republika e Maqedonisë dhe Republika e Greqisë janë të lidhura politikisht dhe në mënyrë strategjike”- ka shkruar Ivanov. 
 
Presidenti Ivanov, në letrën dërguar Tusk gjithashtu ka theksuar edhe ftesën e bërë të kryeministrit Gruevski deri tek homologu i tij, Andonis Samaras, i cili nuk e kishte pranuar.
 
ERSAN PAJAZITI