Maqedoni

Ligji për koridoret 8 dhe 10, Zaev: Nëse bie në kushtetuese do të humbim kohë

31.07.2021 15:27

Kryeminsitri Zoran Zaev përgjigjet me batutë pyetjes rreth mundësisë që gjykata kushtetues...

Kryeminsitri Zoran Zaev përgjigjet me batutë pyetjes rreth mundësisë që gjykata kushtetues ta rrëzojë ligjin për koridorin 8 dhe 10. Nëse rrëzohet mund ta thejë këmbën apo dorën tha Zaev, i cili njëherit sqaroi procedurat që duhet ndjekur në atë rast.
 
"Nëse rrëzohet do të thejë këmbën, apo dorën…Nëse rrëzohet gjykata kushtetuese e ka fjalën e fundit. Atëherë shkojmë me procedurat që nënkuptojnë dy alternative, njëra është procedura tradicionale që e ka shteti, që nënkupton projektim 4 deri në 5 vite. Më pas nënkupton përzgjedhje e realizuesve të punimeve, mbikqyrës dhe të ngjashme siç është procedura e përgjithshme për autostradat e kalibrit të këtillë. Këtu flas për autostradën e vështorë sidomos për pjesën Gostivar-Kërçovë. Por gjithsesi edhe për Tetovë-Gostivar, si dhe Strugë-Qafthanë. Por edhe për koridorin 10 B, Prilep Manastir", u shpreh kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev.
 
Në atë rast do të humbim shum kohë thot kryemisnitri, i cili sqaroi se ligji për koridorin 8 dhe dhjetë është ligj me të cilin i rekomandohet qeverisë nëpërmjet resorëve kopetent të gjejë zgjidhje në mënyrë konkuruese me çmime konkuruese me involvimin e palëve të treta me kredibilitetin e tyre me qëllimin përfundimtarë ti shukrtojë të gjitha afatet.
 
"Të kemi proektim të fazes së pare dhe menjëher realizim, derisa realizohet faza e parë, proektimi vazhdon në fazën e dytë të tretë dhe të katërt, që e shkurton për të paktën 50% kohën e proektimit dhe realizimit, të precedurave", theksoi Zaev.                                                               
 
Modele të këtilla tanimë janë realizuar në Kroaci, Serbi, Shqipëri dhe Kosovë, theksoi kryemisnitri Zaev, duke shtuar se kushtetutat i kemi të njejta, prandaj ai beson se edhe kushtetueshmëria e ligjit është e grantuar.       
 
GYLTENE SINANI