Maqedoni
Kovid 19: 81 të infektuar 12 të shëruar
31.07.2021 15:49
Vazhdon trendi i rritjes së numrit të perosnave të infketuar me kovid 19 në vend...

Raporti i 24 orëve të fundit për gjendjen epidemiologjike flet për 81 të infektuar nga 5.315 të testuar. Pjesa më e madhe e të infktuarve vazhdojnë të regjsitrohen në Shkup 27 dhe Tetovë 25.
Poashtu atoritetet shëndetësore njoftojnë për 12 të shëruar, ndërsa nuk ka pasur asnjë humbje jete. Numri i rasteve aktive është rritur në 525 të infektuar.
Filipçe: Nuk ka presion në spitale
Por minsitri I shëdnetësisë Venko Filipçe thot se rritja e numrit të rasteve pozitive është trend edhe në vendet tjera të rajonit, por nuk kemi rritje të pavcientëve në spital.
"Ajo që është me rëndësi për momentin është se nuk ka presion në Spitale, apo në ambulanta ku konstatohen idikacionet nëse ndonjë pacient është për pranim ose jo. Rreth 15 paciet po trajtohen në klinikën për sëmundje infektive", u shpreh minsitri i shëdnetësisë Venko Filipçe.
Edhe pse gjendja aktualisht është e qetë është e mundur të ket përkeqësim thot minsitri. Ai njëherit nuk e përjashtoi mundësinë që të ketë rekomandime për dozen e tretët ë vaksinës. Ai njëherit theksoi se sipas të gjitha gjasave nuk do të ndalet trendi i paraqitjes së llojeve të reja të virusit dhe se lloji delta nuk do të jetë lloji i fundit i virusit.
"Në bazë të gjendjes momentale do të besojmë për masa eventuale kufizuese. fillimisht të orjentuara ndaj atyre që nuk janë vaksinaur. Nuk ka nevojë ti vendosim në rrezik shtesë njerit e vaksinuar duke e ditur se vaksinimi pështë mënyra e vetme që ne të funksionojmë normalisht", theksoi Filipçe.
Pandemia do të zgjasë prandaj theksi është vendosur tek vaksinimi tha Filipçe. Vetëm të premeten janë aplikuar 12 mijë e 545 vaksina, ndërsa tre mijë e 302 persona kanë marrë dozen e parë. Deri tani janë vaksinaur gjithsejt 514 mijë e 21 qytetarë prej të cilëve 390 mijë e 562 kanë amrrë edhe dozen e dytë.
GYLTENE SINANI
