Maqedoni
Mateç: Përurohet “Sheshi i Dëshmorëve”
31.07.2021 16:12
Në fshatin Mateç të komunës së Likovës me një ceremoni solemne e në prani të autoriteteve lokale...

Në fshatin Mateç të komunës së Likovës me një ceremoni solemne e në prani të autoriteteve lokale, deputetë të zonës si dhe me pjesëmarrje të banorëve lokal, u përurua sheshi i fshatit Mateç, i quajtur “Sheshi i Dëshmorëve”. Ky investim u realizua nga komuna e Likovës në bashkëpunim me Agjencionin për Zhvillim Rural.
“Falë dëshmorëve të kombit, falë UÇK, falë banorëve të komunës së Likovës njëherë e përgjithëmonë ndryshoi historia në RMV, ne sot këtu po përurojmë “Sheshin e Dëshmorëve”, e kemi emëruar me vendim të Këshillit Komunal pasi vlerësuam se mu këtu është bërë një luftë murë në murë, 14 dëshmorë kanë rënë, janë flijuar vetëm e vetëm që populli ynë të shijojë të mirat e pasluftës”, tha para të pranishmëve Arifi.
“Edhe kombtarisht edhe fetarisht, e kemi për borxh ti mbeshtesim ata të cilët natë e ditë punojnë për të përmirësuar standartin jetësorë të të gjithë qytetarëve ”, tha mes tjerash Ademi.
“Më 25 maj 2001, UÇK hyri në fshatin Mateç kurse më 26 maj e shpalli zonë të lirë edhe fshatin e Mateçit e kështu më 6 qershorë u fitua edhe beteja e përgjakur e Mateçit”, tha Aziri.
“Ne nuk kemi luftuar për të na ndërtuar rrugët me asfalt, ne nuk kemi luftuar dhe dëshmorët tanë nuk kanë rënë për disa që të bëhen pastaj drejtora e ministra por kemi luftuar për barazi dhe të drejtat e kombit tonë pse jo edhe për zhvillim ekonomik”, tha Duraki.
Ndryshe, ky shesh, mban emrin “Sheshi i Dëshmorëve”, në nderim të 14 dëshmorëve të rënë në altarin e lirisë gjatë konfliktit të viti 2001 në fshatin Mateç të Likovës.
FATLUM AQFI
