Metereologët: Temperatura në RMV 43 gradë
Prej disa ditësh vendi po përballet me një valë të nxehtë dhe temperatura deri në 43 gradë celzius...

Prej disa ditësh vendi po përballet me një valë të nxehtë dhe temperatura deri në 43 gradë celzius. Vala e të nxehtit do të vazhdojë thonë metereologët.
"Mot të ngjashëm do të kemi edhe të dielen dhe të hënën, kur do të kemi mot me diell dhe mot shum të nxehtë. Një ulje temperaturash pritet nga e marta dhe ditët në vazhdim e mërkurë dhe e enjte. Të enjten priten rreshje të izoluara të shiut", shprehet metereologja.
Por deri të premten temperaturat megjithate do të jenë mbi 40 gradë celzius thonë metreologët. Ndërsa në vikendin e ardhëshëm pritet që temperaturat të zbresin nën 40 gradë celzius.
Ndihma e shpejtë: 4 thirrje në ditë për humbje ndjenjsh
Për shkak të temperaturave të larta ndihma e shpejtë e kryeqendrës mesatarisht merr katër thirrje në ditë për shkak të humbjes së ndjenjave të qytetarëve në ambiente publike. Derisa në kushte shtëpiake shtypja e lartë është shkaku kryesorë i thirrjes së ndihmës së shpejtë.
"Nëse nuk keni nevojë të domosdoshme mos dilni nga shtëpia në periudhën e të nxehtit më të madh. Të mos ftohen shum hapsirat, që ato të jenë në 19 gradë e më pas të dilet jashtë në 40 gradë, apo e kundërta nga 40 të hyni në ambient me 19 gradë pasi në atë rast organizmi mund të marr shok", theksojnë nga ndihma e shpejtë.
Poashtu gjatë ditës nuk preferohet rritja e aktiviteteve fizike, derisa rekomandohet veshje dhe ushqim i lehtë, si dhe lëngje natyrore dhe ujë.
FLORIJE BELULI KAMBERI
