Temperaturat e larta: Qytetarët, gjejnë alternativa ti ikin të nxehtit
Ditëve të fundit qytetarët ne vend po përballen me memperatura tejet të larta...

Edhe perskaj rekomandimeve, që të mos dilet nga shtëpia , qytetarët tonë që e kanë të patjetërsueshme të dalin për ti kryer obligimet e amvisërisë. Kriza me pandemine bashk edhe me krizën financiare për një numër të madh të qytetarëve nuk u mundëson që ata të largohen nga kryeqendra për tu freskuar dhe për ta shijuar të nxehtin duke bërë plazh nëpër vende të ndryshme turistike.
Gjithsesi qytetarët edhe përskaj obligimeve ditore mundohen që të gjejnë alternativa të ndryshme për ti ikur të nxetit, nën hijen e drunjëve në parkun e Cairit.
“Kemi ama qe këtu me këtë shokun po bëjmë bisedime neve nuk na vjen shumë nxehtë se neve jemi mësu me këtë kohë. Për pushime ne nuk jemi, jemi me penzione të vogla për pushime s’jemi ne. Na pushimet shumë rrallë rall i shohim”, shprehet qytetari.
“Është shumë nxehtë, është shumë vap dhe jemi ulur këtu të marrim ajër se shumë keq puna”, thekson qytetari.
Banorët më në moshë, shfrytëzuan objektivin e kamerës së TVM2 për të kërkuar nga ana e kompetentëve më shumë përkujdesje për mirëmbajtjen dhe më shumë investime në parkun e Cairit.
“Ne këtu në kllup në këtë park kemi problem me kllup , kllupa skemi, skemi ku hungjemi krejt janë të thyera, skemi ku rrimë, krejt në tokë krejt në lloq, ne jemi të vjetër, më larg smund të shkojmë, atë me nevojë e kemi më së tepërmi”, shprehet qytetari.
“Ku me nejt skemi ku me nejt, në çajtore nuk du me nejt pijnë cigare, un nuk pi, ku me nejt a me nejt në dhomë nuk rrihet, këtu me nejt me shok mu pa pak a shumë”, thekson qytetari.
Temperaturat ekstreme javën që po lëmë pas, detyruan Qeverine te merr nje sere masash per mbrojtjen e popullsise nga I nxehti.
Në mesin e rekomandimeve është lirimi nga obligimii punës për gratë shtatzëna dhe personat në moshën mbi 60 vjet, në kopshtet e fëmijëve të mos praktikohet aktivitet fizik dhe të mos i nxjerrin fëmijët në vende të hapura në periudhën prej orës 11 deri në orën 17, si dhe njësitë e vetëqeverisjeve lokale, Kryqi i Kuq i RMV-së dhe qendrat për punë sociale në rajonet e kapluara me valën e nxehtë të kenë qasje më aktive në ofrimin e ndihmës ndaj personave dhe të sëmurë që janë pa përkujdesje si dhe ndaj të pastrehëve.
SEMRA AJETI
