Maqedoni
Mbi 45 % e kompanive nuk kujdesen për mbeturinat
05.12.2014 16:11
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi, në konferencën...

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi, në konferencën me temën: “Menaxhimi me paketimin dhe mbeturinat nga paketimi–Si t’i përmbushim qëllimet kombëtare?” theksoi se kjo konferencë ka për qëllim procesin e menaxhimit me mbeturinat nga paketimi, si dhe rritjen e shkallës së riciklimit të mbeturinës nga paketimi dhe arritjes së qëllimeve kombëtare deri në vitin 2020.
“Qëllimi i kësaj konference është edukimi, gjegjësisht ngritja e nivelit të të gjithë qytetarëve të kompanive, si prodhues më të mëdhenj të mbeturinave nga paketimet, që sa më tepër t’i kushtohet, gjegjësisht të respektojnë Ligjin për Mbeturina dhe Paketim’’- deklaroi ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi.
Ndërsa drejtori nga “Pakomak”, Filip Ivanovski, tha se ne si kolektiv sigurisht që nuk mundemi vetëm të ndërhyjmë dhe t’i realizojmë këto qëllime, përderisa nuk kyçen këtu edhe komunat për të ndryshuar gjendjen aktuale të mbeturinave.
Ministri i Ambientit, Izairi, tha se në kuadër të kësaj tryeze të rrumbullakët, për një efikasitet ekologjik duhet marrë parasysh edhe përvojat e vendeve evropiane.
GYLTENE SINANI
