Maqedoni

Xhelili: Partitë shqiptare të bashkëpunojnë në disa komuna, garë e ashpër mes pushtetit dhe opozitës

31.07.2021 18:30

Siç po afrohen zgjedhjet lokale ashtu po rritet edhe dinamike e zvillimeve politike...

Të gjitha subjektet politike kanë aktivizuar anëtarësin partiake, por edhe takime mes liderëve, duke i kalkuluar kualicionet që do tju sjellë fitore në zgjedhjet lokale të tetorit.

Analisti Zudi Xhelili thpt se partite politike aktualisht janë duke e matur pulsing në kërkim të opcionit dhe kandidatëve që do tu sjellin sukses. Por partite shqiptare janë të detyruara të bashkëpunojnë në disa komuna.  

“Me siguri do të shkojnë duke I analizuar specifikat për çdo komunë. Partitë shqiptare do të jenë të detyruara të bashkëpunojnë për ti mbrojtë komunat Kërqovë, Strugë e kështu me radhë, pra nuk mund të themi se shumë lehtë mund të meren vesh, kështu që të gjitha këto matematika në njëfarë mënyrë janë matje pulsi. Opozita shqiptare me kujdes është duke I ndjek këto lëvizje me qenë se kohëve të fundit kishte një deklaratë se ata do të shkojnë të vetëm në zgjedhje si kualicion pa bashkëpunim me partine e opozitës maqedonase, mirpo nuk përjashtohet mundësia që në rrethin e dytë të arrihet bashkëpunim vetëm për komunat e caktuara”, u shpreh analisti politik Zudi Xhelili.

Xhelili thot se gara mes pushtetit dhe opozitës sin ë bllokun shqiptar ashtu edhe atë maqedonas do të ejtë e ngushtë.

“Gara kryesore do të zhvillohet në mes partive pozitare dhe atyre opozitare, bile kryeministri Zaev pat thënë se LSDM do të bashkëpuno në raundin e dytë, prandaj në raundin e dytë do të shifet ku do të bashkëpunojnë dhe sa do të jenë mundësit për ta ndihmuar njëra tjetrën, sepse sipas sondazheve që I kemi ndjek kohëve të fundit dali mes pozitës dhe opozitës sin ë bllokun politik maqedonas, ashtu edhe në atë shqiptarë nuk është I madhë, dhe bashkëpunimi mund të jetë në të dyja blloqet poltike, sepse në zgjedhjet lokale regullishtë edhe ka pas bashkëpunim”, theksoi Xhelili.

LSDM deri më tani ka bërë publike kualicionimin me BDI-në, ndërsa nuk e ka përjashtuar edhe mundësinë e bashkëpunimit me dy partit tjera shqiptare në pushtet BESA dhe PDSH-në, ndërsa opozita shqiptare kualicioni ASH-Alternativën, nuk është shprehur e gatshme për bashkëpunim që në rrethin e parë me VMRO-DPMNE-në.

FITIM KRYEZIU