Antikorrupsioni: S’duhet akuzuar administrata për korrupsion
Komisioni për parandalimin e korrupsionit udhëheq procedura ndaj të zgjedhurve të eshalonit të pare...

Komisioni për parandalimin e korrupsionit udhëheq procedura ndaj të zgjedhurve të eshalonit të pare dhe të dytë dhe ata janë personat që udhëheqin me institucionet. Sipas antarit të Komisionit për parandlimin e korrupsionit Nuri Bajrami, funksionarët janë përgjegjës të institucioneve dhe ata nuk mund të shpallen të pafajshëm për korrupsion dhe të akuzohet administrata, sepse ata janë të detyruar të ushtrojnë kompetencat e tyre dhe të marrin masa nëse dyshohet për korrupsion, sepse ata janë të autorizuar për mbrotje të interesit publik.
Këto prononcime për TVM2 BAjrami I bërë pasi kreu I ekzekutivit javën që lam pas deklaroi se krrupsioni ekziston tek administrate e jo ne nivelet e larta te qeverisjes.
"Kryeministri, Ministrat, deputetët janë persona zyrtar, titullar, bartës të autorizimeve gjatë kryerjes së punëve publike të cilët duhet të vendosen në mbrojtje të interesit publik. Nëse ato kanë informata se administrata është e korruptuar kush duhet të merr masa antikorrupsioni, së pari ata duhet të fillojnë të marrin masa që të eliminojnë rreziqet dhe tërë arsenalin ta vënë në dispozicion ,që sistemi të mbrohet aty ku fillon ushtrimi I kompetencave , ndërsa të punësuarit le të gjejnë mekanizëm mbrojtës nga etiketime të tilla", u shpreh antari i komisionit për parandalimin e korrupsionit Nuri Bajrami.
Sipas Bjaramait ,Komisioni për parandalimin e korrupsonit shqyrton çdo paraqitje që bëhet për korrupsion , por kur vej puna të definohet përgjegjësia, mirren masa dhe kërkohet ngritja e përgjegjësisë por jo drejtpërdrejtë për të punësuarit.
"Të punësuarit dretëjpërdrejtë varësiht prej pozitës ku janë të sistemuar, ka dispozita ligjore të cilat i detyrojnë të paraqesin gjendjen pasurore dhe deklaratën për inetersa te ne, ajo është e normuar me ligj dhe ka të bëjë me të punësuaruit kabinetik, ndërsa askush nuk ua ndal institucioneve të mledhin informata, në ato organe dhe sektorë që janë shum të ndjeshëm dhe mund të ketë rreziqe për korrupsion siç është MPB e kështu me rradhë", theksoi Bajrami.
Në raportin e Komisionit për parandalimin e korrupsionit poashtu potencohet se për vitin 2019- 2020 janë ngritur 60 iniciativa për korrupsion dhe asnjëra prej tyre nuk është për të punësuarit në administartë.
FLUTURA LATIFI TOPOJANI
