Maqedoni

Mickovski: Mbështesim pragun 1% për listat e pavarura

01.08.2021 16:18

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristian Mickovski pajtohet me qëndrimin e kryemisnitrit Zoran Zaev...

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristian Mickovski pajtohet me qëndrimin e kryemisnitrit Zoran Zaev që të ulet pragu zgjedhorë nga 2% sa ishte paraparë fillimisht, në 1% apo edhe të mos ketë fare prag zgjedhor për listat e pavarura. Mickovski thot se për partinë e tij është me rëndësi vetëm që këto zgjedhje fer dhe demoratike.

"Kishte disa gjimnastika politike nga ana e pushtetit në pjesën e listave të hapura. Partitë e vogla kërkonin lista të hapura, VMRO-DPMNE u pajtua por më pas u tërhoqën thanë nuk dëshirojmë lista të hapura përsëri VMRO-DPME u pajtua. Pushteti kërkoi rritjen e pragut për listat që u duhen nënshkrime për kandidim VMRO-DPMNE meqë ishte kërkesë nga pushteti vetëm që të ketë zgjedhje fer dhe demokratike thamë do të pranojmë ashtu siç mendoni ju vetëm zgjedhjet të jenë fer dhe demokratike. Por partnerët e vegjël të kualicionit kanë ndryshuar qëndrim dhe VMRO-DPMNE ka shprehur mirëkuptim. Kisha mundësi ta dëgjoj deklaratën e Zoran Zaevit se ata kanë ndryshuar qëndrim lidhur me 2% dhe siç kuptova kthehen në 1%, ja edhe këtë e pranojmë. Pranojmë edhe të mos ketë përqindje vetëm të ketë zgjedhje fer dhe demokratike", u shpreh lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristian Mickovski.

Mickovski njëherit shprehu shqetësimin e tij se në komunën e Shutkës po shpërndahen pako për kategoritë sociale, nga ana e Bankës Botërore dhe Misnitria e punës dhe politikës socilae, kinse për të shprehur humanitetin e kryetarit aktual të kësaj komune dhe përfaqësuesve të LSDM-së.

Në zgjehdjet lokale VMRO-DPMNE do të garojë në kualicion me partnerët e deritanishëm, por jo edhe me opozitën shqiptare, pasi ASH-Alternativa janë deklaruar se do të garojnë të vetme.

Për dallim nga opozita, partitë në pushtet LSDM, BDI, BESA dhe PDSH janë deklaruar se që në rrethon e parë do të mbsëhtesin kandidatët e kualicionit në komunat ku ato nuk do të kenë kandidatin e tyre.

FLORIJE BELULI KAMBERI