Botë
Gjendje alarmi për shkak të motit të keq në Filipine
05.12.2014 17:30
Filipinet përgatiten për ardhjen e Hagupit, super-tajfunit që është përforcuar orët e fundit, duke arritur në nivelin maksimal...
Reshje të dendura dhe erëra që arrijnë deri në 300 kilometra në orë janë drejtuar mbi ishujt.
Qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.
Shkollat janë mbyllur në pjesën më të madhe të vendit dhe njerëzit nxitojnë të blejnë ushqime rezervë dhe ujë të pijshëm.
