Maqedoni

MASh: Prej sod aplikimi për shujtën studentore

01.08.2021 17:04

Studentët prej sod mund të aplikojnë për realizimin e të drejtës së racionit të subvencionuar...

Kjo është pjesë e programit të Qeverisë dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për avancimin e standardit studentorë, që parasheh ndarje të mbështetjes financiare në vlerë mujore prej 2400 denarë për dhjetë muaj në vit.

Sipas Thirrjes të shpallur publike nga Misnitria e Arsimit, për subvencionim të racionit të studentëve mund të aplikojnë të gjithë studentët e rregullt në studimet universitare të institucioneve të larta shtetërore dhe private, të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në këtë rast, aplikuesit duhet t’i plotësojnë kushtet si: të mos jenë në marrëdhënie të rregullt pune; të mos jene të regjistruar si bujq individual dhe të mos kenë të ardhura mujore  në çdo bazë më të madhe nga paga neto minimale në vitin rrjedhës. Aplikimi për racion të subvencionuar të studentëve bëhet në mënyrë elektronike, nëpërmjet portalit e-uslugi.mon.gov.mk/. 

Afati për aplikim  është prej 1 deri 31 gusht të këtij viti. Për kandidatët të cilët do të marrin statusin e studentëve në vitin akademik 2021/2022 dhe të cilët nuk e kanë regjistruar semestrin e verës, afati aplikim  është prej 1 deri më 31 tetor të këtij viti.