Alternativa: Luboteni pa ujë edhe në shekullin XXI
Partia Alternativa me anë të një komunikate ka reaguar për mungesën e ujit në Luboten të komunës së Butelit...

Luboteni vazhdon të mbetet pa ujë edhe në shekullin XXI, ky nuk është një lajm i ri për të cilin opinioni nuk është i njoftuar.
Por, fakti se banorët e fshatit Luboten ballafaqohen me këtë problem edhe në këto ditë të verës pëlcitëse, kur temperaturat kanë kaluar plus 40 gradë Celsius dhe janë të papërballueshme për të gjithë e, sidomos, për të moshuarit e këtij fshati, flet shumë për drejtuesit e pandërgjegjshëm të Komunës së Butelit.
E duke qenë në përfundim të mandatit të kryetarit të Komunës së Butelit, Velimir Smilevski, si dhe të partnerit të tij të koalicionit BDI, me të cilin e ndajnë së bashku pushtetin lokal, nuk mund të mos i pyesim se çfarë u bë me premtimin e dhënë banorëve të fshatit se “Luboteni në vitin 2018 do të ketë ujë të pijshëm”, pyesin nga Alternativa e Afrim Gashit.
