Zjare në zonat turistike në Turqi e Greqi, evakuohen banorët dhe turistët
Prej 5 ditësh zjarrëfikësit në Turqi vazhdojnë betejën për të shuar zjarret që kanë kapluar jugun e vendit...

Zjarret që pane shpërthyer të mërkurën kanë shkatuar 6 të vdekur përfshi dy zjarrëfikës, ndërsa mbi 400 persona kanë mbetur të lënduar dhe kanë detyruar evakuimin e disa vendbanimeve, por edhe turistëve pasi nga zjarri janë prekur qendrat turistike Bodrum, Antalia dhe Marmaris.
"Nuk kemi flejtur këtyre ditëve po e vëzhgojmë malin, ende është nxeht nuk e dimë se çfar do të ndodhë. Tër kjo është nga moskujdesi. Zjarri mund të shkaktohet gjithmon por duhet të reagoni në mënyrë adekuate", shprehet qytetari.
Megjithate sipas autoriteteve turke zjarret janë vënë nën kontrollë. Poashtu është arrestuar një person I dyshuar se ka shkaktuar qëllimisht zjarrin. Edhe presidenti turk Erdogan ka thënë se zjarri është shkaktuar qëllimisht.
"Në zjareet në Marmaris janë të imlikuar disa fëmijë, hetimet për zjarret tjera vazhdon. Një person është arrestuar lidhur em zjarrin në Minas. E kemi obligim që ti gjejmë përgjegjësit për ndzjen e maleve", theksoi presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Me rreth 50 zjarre po përballet edhe Greqia. Era e fuqishme dhe temperaturat e larta kanë ndikuar në përhapjen e zjareve. Gjendja më kritike është në Peloponez, ku janë evakuuar banorët e 5 fshatrave, ndërsa janë evakuuar edhe turistët.
Pothuajse 300 zjarrfikës, dy aeroplanë dhe pesë helikopterë, po zhvillojnë betejën për të shuar zjarret në afërsi të Patras, që kanë shkatërruar rreth 20 shtëpi dhe kanë lënduar tetë persona, të cilët janë hospitalizuar për shkak të djegieve dhe problemeve me frymëmarrje.
Edhe në Shqipëri janë aktive disa zjarre. Një vatër zjarri e përmasave të mëdha është aktivizuar në Mamurras, I cili rrezikon edhe banesat. Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ditët e fundit, ka pasur situatë shqetësuese në jug të Shqipërisë si pasojë e zjarreve.
Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë vënë në kontroll ose neutralizuar pothuaj të gjitha situatat serioze të zjarrit, sfidë vazhdon të ngelet Karaburuni, ku flakët janë shumë pranë banesave dhe terreni është tepër i vështirë. Ndërsa në Itali gjatë vikendit janë regjistruar mbi 800 zjarre kryesisht ne pjesën jugore të vendit.
Organizata botërore e metereologjisë ka njoftuar se pjesa më e madhe e mediteranit po përballet me temperature ekstreme me temperature mbi 40 gradë celzius, që e rritë rreikun për zjaree. Sipas metereologëve vala e të nxehtit do të vazhdojë edhe javën e ardhëshme.
FLORIJE BELULI KAMBERI
