Futboll

Dibër: Shënohet 100 vjetori i klubit futbolistik Korabi

01.08.2021 17:56

Me moton 100 vjet traditë kultur e histori u shënua sot 100 vjetori i Klubit Futbolistik Korabi...

Ky manifestim jubilar që u organizua nga  komuna e Dibrës sëbashku me udhëheqësinë e Klubit futbolistik Korabi, sot ngjalli mjaft emocione tek dashamirësit e futbollit, ku pas prezentimit të historikut 100 vjecar të Korabit, u shprehën edhe mirënjohje ndaj pubikut dhe sponsorëve të vazhdueshëm të këtij klubi.

Në fund të takimit për kontributin e dhënë u shpërndanë mirënjohje si dhe shoqatës atdhetare dibranë që vepron në Amerikë.

Korabi si sot e 100 vjet e më parë ndeshjen e parë e ka luajtur me Klubin Futbolistik Të Ohrit, Korabi sot merr pjesë ne gara në ligën e dytë futbolistike.

ATLI DEMA