OBSh: Delta burim i një vale të re inektimesh
Varianti Delta i COVID-19, që është burimi i një vale të re infektimesh në shumë vende..

Varianti Delta i COVID-19, që është burimi i një vale të re infektimesh në shumë vende, është një paralajmërim që inkurajon të ndërmerren veprime të shpejta, para shfaqjes së mutacioneve më të rrezikshme, theksoi Organizata Botërore e Shëndetësisë. Variant delta do mund të ndalohet vetëm nese shtohet vaksinimi thonë nga OBSH.
Australi: Mbyllje e plotë për shkka të llojit delta
Shifrat në rritje kanë detyruar autoritetet Austraiane të vendosin mbyllje të plotë pasi vetëm në Vellsin e ri jugorë janë regjsitruar 239 raste të reja. Njëherit kanë apleuar te qytetarët që të vaksiniohen sa më parë.
"Sot është një gusht, I ftoj qytetarët nga Sidnej, Velsi i ri jugor që të vijnë të vaksonohen. Që të arrijme te synimi prej 70%, na duhen edhe 9 milion 200 mijë vaksinime. Që të arrijmë tek 80% na duhen 10 milion. Ajo që inkurajon është se në 24 orët e fundit janë vaksonuar 82 mijë njerëz. Por mijëra persona kanë protestuar në Paris dhe qytete të tjera franceze kundër pasaportës së detyrueshme shëndetësore. Këtë masë, Qeveria franceze e prezantoi në përpjekje për të luftuar valën e katërt të pandemisë së COVID-19", thuhet në kumtesën.
Francë: Protesta kundër pasaportës së vaksinimit
Parlamenti francez këtë javë miratoi një ligj të ri, ku vaksinimi kundër COVID-19 u bë i detyrueshëm për punëtorët shëndetësorë si dhe pasaporta shëndetësore u bë e detyrueshme për hyrje në bare, restorante, trena e spitale.
Italia dhe Gjermania: Rregulla më të rrepta për hyrje në këto vende
Rritja e infektimeve në Evropë detyroi edhe autoritetet italiane që të ashpërsojnë masat. Për të hyrë në shum vende publike së shpejti edhe autoritetet italiane do të kërkohet që njerëzit të kenë marrë të paktën një dozë vaksine, të jenë shëruar nga sëmundja në gjashtë muajt e fundit ose të kenë dëshmi të një testi negativ të kryer në 48 orët e fundit.
Në Gjermani, kabineti federal ka publikuar rregullore më të rrepta të hyrjes për njerëzit që nuk janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19 ose të konfirmuar se janë shëruar nga sëmundja. Të gjithë personave mbi 12-vjeç që hyjnë në Gjermani do t’u kërkohet të paraqesin një rezultat negativ të testit nëse nuk mund të vërtetojnë vaksinimin.
Sipas qeverisë federale, kjo do të zbatohet për hyrjen me të gjitha mjetet e transportit. Edhe Kina ka regjsitruar rritje të rasteve me kovid 19. Autoritetet shëndetësore kineze kanë njoftuar 300 raste të reja.
GYLTENE SINANI
