Botë
NASA lanson anijen “Orion”
05.12.2014 17:32
Agjencia amerikane e Hapësirës, “NASA”, ka lansuar në hapësirë anijen e saj të re, “Orion”...

Ky është fluturimi i saj i parë testues në kuadër të një programi, që në të ardhmen do të mund të dërgonte astronautë në Mars.
Fluturimi inaugurues i anijes pa pilot ka nisur menjëherë pas agimit, nga Qendra e Hapësirës “Kennedy” në Florida.
Kjo është përpjekja e parë për të dërguar në hapësirë sonda që mund të bartin njerëz, prejse programi i hënës “Apollo” ka përfunduar në vitin 1972.
“NASA”, shpreson që një ditë të dërgojë astronautë në Mars, duke përdorur kapsulën “Orion”.
Përpjekja për të lansuar “Orionin” të enjten, është anuluar për shkak të erërave dhe një problemi teknik.
